Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së hënës në një apartament në Pire, në Greqi ku janë dëgjuar edhe disa shpërthime.
Deri tani nuk raportohet për persona të bllokuar brenda ndërtesës. Zjarri nisi rreth orës 18:52 në një apartament në katin e parë dhe vijon të jetë aktiv.
Në vendngjarje kanë mbërritur 15 zjarrfikës me 5 automjete, si dhe një automjet special me platformë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Sipas informacioneve paraprake, zjarrfikësit kanë evakuuar në mënyrë të sigurt banorët e kateve të tjera të pallatit, si dhe personat që ndodheshin në ndërtesat fqinje.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë një re të dendur tymi të zi që ka përfshirë ndërtesën, ndërsa banorët kanë raportuar edhe dëgjimin e shpërthimeve brenda apartamentit.
