Lajme

“E rraha se nuk flinte”, 2-vjeçari i dhunuar në kopshtin “Lala”, edukatorja në pranga! Pas skandalit, pse biznesi i zhduku rrjetet sociale?! (NGJARJA)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Tiranën, pasi një edukatore e një kopshti privat është arrestuar në flagrancë, nën dyshimin se ka dhunuar një fëmijë vetëm 2-vjeç. Në pranga ka rënë Brunilda Haxhiu, edukatore në kopshtin privat “Lala”, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të miturit gjatë kohës që ai ndodhej nën kujdesin e saj. Por, ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është deklaratq që edukatorja mësohet se ka dhënë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore. “E rraha, se nuk flinte gjumë dhe nuk po e duroja”, mësohet të ketë thënë ajo.

Por, si u konstatua ngjarja? Rasti ka dalë në dritë pasi prindërit e 2-vjeçarit kanë parë të nxira në fytyrën e djalit si dhe shenja në veshët e tij. Të shqetësuar për gjendjen e fëmijës, ata kanë kërkuar fillimisht shpjegime në kopshtin “Lala”, ndërsa më pas i janë drejtuar spitalit. Pas ekzaminimit të të miturit dhe dyshimeve për dhunë, rasti është referuar te organet kompetente dhe policia ka nisur verifikimet. Hetuesit kanë shkuar në ambientet e kopshtit dhe kanë këqyrur kamerrat e sigurisë. Sipas informacionit të raportuar për ngjarjen, pamjet kanë dokumentuar veprimet e edukatores ndaj 2-vjeçarit. Haxhiu është arrestuar, ndërsa dosja tashmë do të hetohet nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur plotësisht rrethanat.

NEWS  Emergjencë pranë QSUT/ Tre zjarrfikës me probleme në frymëmarrje pas zjarrit në “Farmacia 10”Megjithatë arrestimi i edukatores nuk dhe nuk duhet të mbyllë “llogaritë” me atë që ka ndodhur brenda kopshtit “Lala”. Përkundrazi, hap një tjetër kapitull të kësaj historie: përgjegjësinë e institucionit që kishte parrë përsipër kujdesin dhe sigurinë e fëmijës. A ishte ky rast i izoluar? Ka pasur më parë ankesa për edukatoren? A janë kontrolluar sistematikisht nga eprorët kamerat e sigurisë? Kush e kishte përgjegjësinë për mbikëqyrjen e stafit? Këto janë disa nga pyetjet që kërkojnë përgjigje.

NEWS  Trump paralajmëron Iranin: Godasim 20 herë më fort nëse bllokohet transporti i naftës në Ngushticën e Hormuzit
Te dhenat ne QKB
Për më tepër, elementi që errëson plotësisht ngjarjen është reagimi publik i kopshtit. Në një kërkim të thjeshtë në google, shfaqet faqja zyrtare e biznesit me afro 1600 ndjekës. Por, po ta klikosh, rezulton e mbyllur. Pra, në vend të një reagimi publik për një ngjarje kaq të rëndë prindërit po përballen me mungesë informacioni. E megjithatë fshirja apo mbyllja e rrjeteve sociale nuk fshin atë që dyshohet se ka ndodhur brenda ambienteve të koopshtit. Sepse në fund të fundit, prindërit nuk i çojnë aty vetëm për edukim, por i BESOJNË FËMIJËN E TYRE!

NEWS  “S’lanë gjë pa thënë”/ Ftesa e Trump në Bordin e Paqes, Rama: U miratua me “po” të fortë…Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë dhe nëse Ministria e Arsimit do të marrë masa për licencën e këtij kopshti, nëse prokuroria do të arrijë në konkluzione të tjera, apo ky rast qe thjeshtë i izoluar. Sidoqoftë, dhuna është fundi i të menduarit!

Të Ngjashme