ShowBizzz

E shkuara e errët e Albano Bogdos: “Nuk kam folur për 22 vite me babain”

Si rrallë herë, aktori i humorit, Albano Bogdo ka folur përtej jetës së tij si artist, ku tregon me detaje vështirësitë që ai ka kaluar që në moshë të vogël kur prindërit iu divorcuan.

Aktori thotë se ka qenë 13 vjeç kur nëna dhe babai u ndanë dhe pesha e familjes ra mbi të. Edhe pse fillimisht nuk e ka kuptuar, aktori tregon se kur u bë 18 vjeç filloi të kuptonte se pasioni i tij për aktrimin ishte shuar, pasi duhet të punonte kamarier e banakier për të mbajtur familjen.

“Unë mungesën e babait e kam ndjerë që kur babai ka qenë në shtëpi, para se të divorcoheshin. Ai kishte zgjedhur që të tregohej sa më i ashpër me mua që unë të bëhesha burra. Me motrën dhe vëllain sillej ‘të keqen babi’, mua më thoshte asgjë nuk është mjaftueshëm. Më 1999 te TVSH bëhej një konkurs aktrimi. Dola i dytë në republikë, isha 12 vjeç, humba me gjysmë pike. U ulëm dhe pamë atë që kishte ndodhur. Mamaja që qante. Babai pa të gjithë performancën time dhe kur mbaroi më tha: Ça është kjo, këtë e bëjnë të gjithë!. Pra më ka munguar që kur ishte aty, kur iku nuk më mungonte”, ka treguar ai në emisionin “S’e luan Topi”.

Por aktori thotë se tashmë gjithçka ka ndryshuar, raportet me të atin i ka shumë të mira, madje komunikon shpesh me të dhe thotë se ndihet krenar për të atin. Ndërsa për mamanë fjalët nuk vlejnë pasi janë veprat që tregojnë gjithçka. Albano tregon se e ëma punonte tre punë si pastruese për ta mbajtur atë me bukë dhe rroba në kohën kur ai studionte.



lokimagazine