ShowBizzz

“E shoh çdo natë në ëndërr”, Fationi tregon mes lotësh humbjen e babait: E kam merakun te mami, them me vete…

Data 4 është një kujtim i dhimbshëm për Faijonin.

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP, mes lotësh u shpreh se i mungon dhe e shikon çdo natë në ëndërr.

Fationi thotë se meraku i tij më i madh është mamaja, për të cilën ndien përgjegjësi si djali i saj.

U bënë 9 muaj. E shikoj çdo natë në ëndërr dhe më përqafon. Më dhemb sepse mami mua më ka. Bëhem merak. Do apo s’do ikën, njerëz jemi. E di që ai është aty edhe pse nuk është fizikisht me ne. Unë do e vazhdoj jetën time, por e kam merakun te mami. E kam gjithë kohën më vete, jam bërë edhe baba edhe burrë, ndonjëherë mendoj se çfarë dua këtu, duhet të isha aty jashtë. Do apo s’do futesh ndonjëherë në guackë, dua t’i them të bëhet e fortë”, shprehet Fationi mes lotësh.