Një lajm i rremë ku thuhet se deputetja dhe aktorja nga Kosova Adriana Matoshi është ndarë nga jeta ka qarkulluar së fundmi në rrjetin social Tik Tok. Fatmirësisht në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, Matoshi e ka marrë me shumë sportivitet këtë ngjarje madje ka bërë humor duke e ndarë lajmin në instagramin e saj, duke ‘kritikuar’ autorin për shkrimin gabim të emrit të saj.
“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm? Me D e kam emrin o popull. ADriana sa herë me ju tregu?”, shtoi Matoshi me një dozë humori dhe tejet sportive.
Kujtojmë që Adriana Matoshi pak muaj më parë u përball me rishfaqjen e tumorit, betejë të cilën e fitoi me sukses.
bal