ShowBizzz

E ‘thumbuan’ pse vallëzoi me Santianën në dasmë, Robert Berisha: Nuk u dashka të kërcejmë me shoqe e kolege

Robert Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas disa videove ku ishte duke kërcyer në dasmën e Adrit dhe Ilirianës.

I revoltuar, pasi u shpërndarë video teksa po kërcente me ish-banoren e Big Brother VIP Kosova, Santiana Malokun, Berisha thotë se nuk ka mbetur as të kërcejë e të bëjë atmosferë, pasi menjëherë bëhet viral.

“Qenka ndez TikToku. Nuk ka mbetur as të kërcejmë as të bëjmë atmosferë me kolege e shoqe se hor të bëjnë shqipet. Unë kërcej edhe e bëj ashiqare pa asnjë cent kompleksi, krejt ata që kanë qenë aty janë kënaq e për juve që për pak pëlqime dhe klikime shiteni, nuk ma ndien”, u shpreh ai.

Më tej ai shton: “Në emër të kompanisë time ‘ndezim ndeja e ahengje’ ju kërkoj falje krejt juve që nuk keni qenë mbrëmë aty me u kënaq si ne”.

Në postim, ai e etiketoi edhe të dashurën e tij Ana Skrel, duke i thënë se në raste të tjera do të jenë së bashku.