ShowBizzz

E turpshme/ Momenti kur Egla dhe banorët e tjerë sulmojnë Meritonin për Kosovën (Video)

Dita e sotme ka qenë e mbushur me plot dinamika në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Mirëpo ajo që ka tërhequr dhe revoltuar jo pak publikun ka qenë momenti kur Egla Ceno tenton të ‘poshtërojë’ Meriton Mjekiqin vetëm sepse është nga Kosova.

Eglës i është bashkuar edhe Jul Deda me Graciano Taganin.

Pjesë nga debati:

Graciano: Për mua shh nuk është sharje, jam rritur në Tiranë, diskutoj në Tiranë. Kur të shkojmë te Big Brother Kosova merre si sharje këtu nuk është sharje. Zemra ime mos u viktimizo për të miliardën herë.

Egla: Tek ne “shh” është rri urtë nuk është sharje

Meriton: Për mua, ku jam rritur unë kjo është sharje. Mos më shani. Tek ne është sharje, t’ja thuash një djali atë është sharje, në lagjen ku jam rritur.

Graciano: Nuk e di këtë gjënë. Mos u viktimizo. Shh ja bëjë kalajmajve.

Meriton: Në lagjen ku jam rritur kjo nuk do të thotë, ashtu, është sharje.

Graciano: Jo, nuk i di kodet tuaja. Viktimizimin dhe këtë lojën e pisët kështu, jo! Po ta dija nuk do ta bëja kurrë në atë drejtim, se s’jam ai lloj nivel.

Juli: Mos u tall me Kasharin, pse tallesh me Kasharin? Është fshat i nderuar që është ky këtu dhe mos u tall me Kasharin. Se të vjen ndonjë nga këtu dhe i dëgjon thirrjet pastaj.

Meriton: Keni vazhduar të bëni dallime. Se prej ditës që kam ardhur brenda, e kam parë që keni nisur të bëni dallime. Pse bën dallime, duke i rënë Big Brother Kosova?

(Juli dhe Egla i kthejnë kurrizin nuk i kthejnë përgjigje)

Meriton: Po ikni se bëni dallime, shqiptari i Kosovës, shqiptari i Shqipërisë? Është e turpshme, mos bëj dallime. Nuk ka dallime Big Brother i Kosovës dhe Big Brother i Shqipërisë. Je i pisët. Shqiptarët jemi një.

(Banorët nuk i përgjigjen)



lokimagazine