Lajme

“E valëvita me krenari në tokën e të parëve”/ Festoi me flamurin “Autochthon” në Guci, 19-vjeçarja shqiptare dënohet nga gjykata malazeze

Një ngjarje që ka sjellë reagime të forta ka ndodhur në Guci të Malit të Zi, ku 19-vjeçarja shqiptare Vatra Balidemaj është ndëshkuar nga autoritetet vetëm pse ka mbajtur në duar flamurin kombëtar.

Ngjarja ka regjistruar më 1 gusht, gjatë një koncerti të mbajtur nga artistët Dava Gjergji dhe Prengë Beci. E reja, e cila jeton në zonën e Martinajt dhe ka përfunduar së fundmi gjimnazin, ishte e pranishme në koncert duke valëvitur flamurin me simbole “Autochthon”.

NEWS  Tri herë Mërkuri në retrogradë në 2026! Cilat shenja të horoskopit duhet të kenë KUJDES…Megjithatë, kjo shfaqje e krenarisë kombëtare nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa persona nga Gucia e kanë konsideruar këtë veprim si një lloj provokimi. Menjëherë pas kësaj, situata ka kaluar në nivel institucional, ku autoritetet malazeze kanë ndërhyrë duke e shoqëruar 19-vjeçaren në komisariat. Pas verifikimeve dhe marrjes në pyetje, ajo është dërguar menjëherë para gjykatës, e cila e ka dënuar me një gjobë që shkon deri në 250 euro.

NEWS  E rëndë në Greqi/ “Babai ynë përdh*noi të dyja motrat e mia”, dëshmia shokuese e vëllait të vajzave: Nëna ime dinte gjithçkaNdonëse vlera e gjobës nuk përbën një barrë të madhe ekonomike, ajo që e ka lënduar më shumë Vatra Balidemajn është padrejtësia që sipas saj i është bërë. Ajo këmbëngul se nuk ka pasur asnjë qëllim provokues apo prapavijë keqdashëse, por ka dashur vetëm të shfaqë dashurinë për identitetin dhe historinë shqiptare në tokën e të parëve të saj.

NEWS  IGJEUM paralajmëron reshje dhe erë: Duke nisur që nga e hënaNë një reagim pas vendimit të gjykatës, ajo nuk ka kursyer as kritikat ndaj përfaqësuesve politikë. E reja ka denoncuar heshtjen e plotë të partive dhe liderëve politikë shqiptarë në Mal të Zi, të cilët nuk kanë bërë asnjë reagim zyrtar apo mbrojtje institucionale ndaj rastit të saj, duke e lënë atë të përballet e vetme me sistemin e drejtësisë malazeze për shkak të një flamuri.

Të Ngjashme