ShowBizzz

E vërteta e flirtit të Erjola Doçit dhe Romeo Veshajt! Çfarë ka ndodhur mes dy kolegëve para se të futeshin në “Big Brother Vip”

Prej disa ditësh është përfolur se mes Erjolës dhe Romeos ka një pëlqim.

Ka qenë pikërisht Graciano, ai që ka thënë i pari se “më mirë do kishte qenë të ishte lidhur me Erjolën se sa me Heidin”.

Ndërkohë ‘prime’-n e kaluar Graciano ka zbuluar diçka që i ka habitur të gjithë, duke thënë se kur kanë qenë jashtë, Romeo i ka shkruar disa herë mesazhe Erjolës, mirëpo ajo nuk i ka kthyer përgjigje, duke ia lënë “seen”.

Kjo është mohuar nga të dy, edhe pse Graciano tregon se edhe Erjola ia ka thënë më parë këtë. Nuk dihet arsyeja pse Graciano ka vendosur që ta thotë tani këtë gjë, por ajo që dihet është fakti se deklarata e tij ka bërë rrëmujë rrjetin.

“Panorama” pyeti miq pranë Erjolës dhe Romeos për këtë fakt dhe asnjëri prej tyre nuk e konfirmoi këtë fakt.

Madje, kolegë të tyre u shprehën se në fakt, Romeo dhe Erjola, në ambientet e “Top”-it nuk kanë pasur as edhe një përshëndetje.

Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë nga njerëz pranë moderatores, Romeo nuk i ka shkruar kurrë Erjolës dhe kjo e fundit asnjëherë nuk ka shprehur se ka një pëlqim për aktorin e humorit. Një fakt të tillë e konfirmoi edhe motra e moderatores.

E ftuar në “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ka qenë motra e Erjolës, për të folur lidhur me këtë situatë. Gjithashtu e pyetur nëse është e vërtetë, motra e saj e ka mohuar.

Jo, jo nuk është e vërtetë, Erjola nuk më ka thënë asnjëherë për këtë. Tani ata në ‘Top Channel’ mund të jenë takuar. Janë rastisur në ambientet e ‘Top’-it, thjesht mirëmëngjesi, mirëmbrëma… Unë nuk do ia bëja një gjë të tillë një shoqeje. Ç’të keqe ka, se janë të dy beqarë. Asaj i vjen inat se po ia nxjerr shoku i vet. Graciano po e përdor për të sulmuar Romeon”.



lokimagazine