ShowBizzz

E veshur me të kuqe, Kylie Jenner e sjell Shën Valentinin para kohe

E kuqja ka qenë padyshim ngjyra e vitit (deri tani). Tapetet e ceremonive të ndarjes së çmimeve kanë qenë të mbushura me fustane në ngjyrën e kuqe Tani dhe Kylie Jenner po sjell të kuqen në rreshtin e parë në Javën e Modës.

Të hënën, biznesmenia mori pjesë në shfaqjen e modës “Les Sculptures” të Jacquemus në Saint-Paul-De-Vence, Francë, duke u dukur gati për ditën e Shën Valentinit në një fustan të kuqërremtë. Jenner kishte veshur një fustan me një prerje diagonale përgjatë kraharorit me vata tek supet. Ajo e kombinoi fustanin me taka të kuqe me majë dhe një çantë dore rubin. Për sa i përket aksesorëve, Jenner zgjodhi vathë të mëdhenj ari, një byzylyk elegant dhe një unazë.

Jenner-it iu bashkua e bija Stormi, e cila u ul në prehrin e saj, ndërsa kishte veshur një fustan të kuq me triko të kuqe të lidhur rreth shpatullave.



ks