Nga arratia, ish-zyrtari i lartë socialist Arben Ahmetaj ka bërë një denoncim të fortë, duke pretenduar se një prej koordinatorëve të kryeministrit Edi Rama i ka shkuar deri në Zvicër, ku sipas tij e ka kërcënuar drejtpërdrejt.
Në intervistën për “Çim Peka Live”, Ahmetaj rrëfeu se fillimisht ishte paralajmëruar nga një ish-koleg që të tregohej i kujdesshëm, ndërsa më pas sipas tij kërcënimi kishte marrë një tjetër përmasë. Ai pretendon se një person i lidhur me Ramën e kishte kërcënuar me jetë.
“E vras me dorën time i thashë shefit”, tha Ahmetaj, referuar asaj që koordinatori i kishte thënë.
Ish-zëvendëskryeministri deklaroi se, pavarësisht presioneve, nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe se është i gatshëm të përballet me çdo zhvillim ligjor. Ai tha gjithashtu se do të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë, duke e bërë të qartë se beteja e tij, sipas tij, nuk ka përfunduar.
Pjesë nga intervista:
Arben Ahmetaj: Se më kanë marrë qindra vetë dhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste… “O vëlla, po shiko se risku, kërcënimi…”.
I thashë një ish-mikut tim, i thashë: “Mos guxo t’i biesh më telefonit”. I thashë: “E ke, e ke, të porositur”. I thashë: “Ju e keni zakon që i referoheni gjërave me ‘nuk na rruhet’… mua”, i thashë, “më dhemb. Familja ime”.
Një sekondë, “më dhemb familja ime, më dhemb vetja, mua më dhemb dhe Shqipëria, siç më dhemb dhe Partia Socialiste”.
Dhe nuk e llogaris fare veten. As për trim, as për…
Ja kam thënë unë një koordinatori të tij, se kur kreu i organizatës tregon histori me gjyshin e me gjyshen, unë nuk kam përmendur ndonjëherë gjyshin dhe gjyshen.
Por një koordinatori të tij që ka ardhur të na kërcënuar, i thashë: E vras me dorën time, i thashë, shefit. I thashë, mirë. I qetë.
Po i thashë, i thashë një fjalë që s’thuhet. Po i thashë… “Tregoj një histori me gjyshin”, i thashë, kreut të organizatës.
I thashë, “gjyshi im quhet Zenel Ylli”, i thashë. Ka qenë partizani i dytë i tretë i Çetës së Morravës, i thashë, dhe ka vdekur me… në ’90 e ca, me plumbin këtu.
I thashë, “mos më bëni si trima”, i thashë. Se unë jam i fundit trim në Shqipëri. Por, i thashë, “për veten time, do të kthehem në çelik”.
ÇIM PEKA: Zoti Ahmetaj, në tre daljet tuaja këtu kanë arritur këta në raport me mua. Po shqiptarët?
ARBEN AHMETAJ: Sigurisht unë e ndaj çështjen time, zoti Peka, për dy arsye. Të sqaroj pozicionin tim në raport me atë që më kanë hedhur përsipër.
Do të them dhe më vonë, nuk kam bërë unë tender, nuk kam qenë unë pjesë e inceneratorëve, nuk kam qenë unë as në vlerësim, as në përcaktim. Nuk kam qenë unë kryeministri.
Madje, më ka kujtuar dhe Millonai që s’paskam qenë as në vendimin e qeverisë, se nuk e di ku… ku mund të kem qenë. Nuk kam qenë.
Punonjësit e mi, se s’dua t’i harroj, punonjësit e mi, asnjërit nuk i është gjetur një e-mail, zyrtar apo jozyrtar, me inceneratorët.
Ata djemtë e inceneratorëve i bëri koka turku ky. I gënjeu, i mashtroi, i manipuloi siç e ka zakon, i griu, i vodhi dhe i futi në burg, ose i syrgjynosi.
Dhe ata ia besuan, e besuan siç e besova unë në 2013-ën. E deri në 2018-ën.
Po, patjetër. Këtu jemi në raport me çështjen time. Këtu jemi. Në raport me çështjen tuaj…
Dhe po e mbyll, thashë… unë e ndaj këtë me publikun. Sa herë që takohemi bashkë për intervistë, për dy arsye. Për dy arsye thelbësore.
Një, për të treguar veten time, pra gjithë gjënë time, me dokumente dhe me fakte. Kanë sajuar brenda… kanë sajuar brenda. Kanë një letër të 2019-ës…
Çështja ime është fenomen si segmente të sistemit të drejtësisë, segmente të SPAK janë kthyer në makina grirëse mishin në favor të kreut të organizatës dhe karrierave të tyre.
