ShowBizzz

E zhgënjyer nga Jul Deda: U rrëzova në prapaskenë dhe nuk më ka telefonuar!

Egla Ceno e ftuar në “Top Arena” ka treguar se jo me të gjithë banorët e BBV3 ka pasur kontakte.

Sipas saj vetëm disa prej tyre e kanë telefonuar, ndërsa me Jul Dedën jo. Ajo tregon se ka pritur një telefonatë prej tij për ta pyetur si është pas një incidenti që ndodhi në prapaskenat e Post Big Brother dhe lëndoi këmbën, por kjo gjë nuk ndodhi.

Erjola Doçi: Nëse do flisje në telefon me Jul Dedën çfarë do i thoshe?

Egla Ceno: Si je? Pse nuk je bërë i gjallë? Unë kam patur një incident që të gjithë ju e morët vesh atë ditë që po xhironim Post Big Brother, pata një incident shumë serioz, u rrëzova dhe për fat shpëtova me aq. Sinqerisht telefoni im ka qenë hapur për të gjithë, vetëm me disa prej tyre jam dëgjuar.

Erjola Doçi: Domethënë ti pret një telefonatë nga ata, nuk do e merrje ti iniciativën e para.

Egla Ceno: Po çfarë t’i them u rrëzova, më pyet si jam? Unë e takova Julin nëpër ambientet e Top Channel, disa ditë pasi, e përshëndeta normalisht, kështu do jetë gjithmonë.