Elton Tozaj vijon me deklaratat e tij për personazhe të njohur të ekranit shqiptar, ndërsa këtë herë në qendër të pretendimeve të tij është vendosur moderatori Ed Manushi.
Teksa fliste për çështjen e videove private që ka marrë vëmendje të madhe ditët e fundit, Tozaj pretendoi se materiale të ngjashme me ato që kanë qarkulluar në rastin e kompozitorit Adrian Hila ekzistojnë edhe për Manushin.
Ai bëri gjithashtu disa pretendime lidhur me moderatorin dhe mënyrën se si, sipas tij, menaxhohen personazhet që kërkojnë të bëhen pjesë e programeve televizive. Deri më tani, këto deklarata të Tozajt nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura dhe nuk ka prova publike që vërtetojnë ekzistencën e materialeve për të cilat ai flet.
Por pas deklaratave, sipas vetë Tozajt, ka ardhur edhe një telefonatë nga Manushi.
Tozaj tregoi se moderatori e kishte kontaktuar dhe i kishte propozuar të takoheshin për një kafe. Ai tha se e kishte pyetur drejtpërdrejt Manushin nëse telefonata kishte lidhje me ndonjë video, ndërsa ky i fundit, sipas versionit të Tozajt, e kishte mohuar dhe i kishte thënë se dëshironte vetëm ta takonte.
“Me mori sot Ed Manushi se ishte tu më thënë ‘O bosi’. I thashë, nuk quhem ‘Bosi’. Edhe më mori dhe i thashë: ‘O Edo, mos ke ndonjë video dhe je tu më marrë, se problem…’. ‘Jo’, tha, ‘du me të ftu për kafe, asgjë tjetër’. ‘Jo, ça kafe’, i thashë, ‘jo!’”, rrëfeu Tozaj.
Nga deklarata e tij nuk bëhet e qartë se për çfarë arsye Manushi kërkoi takimin apo se çfarë dëshironte konkretisht të diskutonte.
