ShowBizzz

Edhe Olta Gixhari do të jetë pjesë e “Kepi i Tundimeve”?

Olsa Muhameti ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”, ku është edhe autore e këtij programi.

Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP.

Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.

Deri më tani janë zbuluar disa personazhe VIP që do të marrin pjesë në këtë sezon të “Kepi i Tundimeve”, të cilët janë edhe ish-banorë të “BBV2”. Kjo për shkak se kanë postuar foto dhe video së bashku në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohet gjithçka.

Ama duket se edhe një tjetër ish-banore do të jetë pjesë e këtij programi dhe ajo është Olta Gixhari, të paktën këtë na la të mendojmë aktorja me një postim të fundit në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Pak më parë, Olta ka postuar disa foto nga i njëjti vend ku dhe po xhirohet “Kepi i Tundimeve”. Tashmë na mbetet vetëm të presim për të zbuluar më shumë.