ShowBizzz

Edi Furra i këndon të bijës në mbrëmjen e maturës, emocionon me fjalët dhe këngën

Këngëtari i mirënjohur Edi Furra ka çelur një tjetër sezon të ngjeshur me mbrëmje muzikore, dasma e ahengje.

Si çdo vit tjetër, Edi është prezent edhe në mbrëmjet e maturës, ku e qon atmosferën në një nivel tjetër.

Këtë vit këngëtari i madh ka kënduar për herë të parë për të bijën Dolinen, në mbrëmjen e saj më të rëndësishme.

Siç kuptojmë, Edi Furra i ka kënduar vajzës së tij në mbrëmjen e maturës, duke krijuar një moment tejet emocional dhe të pa harruar për të dhe të bijën.

“O i lumi unë, ç’paska rritur baba”, ishte kënga që Edi vendosi ta këndoj për të bijën bukuroshe, ndërkohë që pati edhe një vallëzim të shkurtër me të, në natën e saj speciale.



ks