ShowBizzz

Edi Furra ndezë koncertin e Fitër Bajramit në “Abi Çarshia” – publiku në këmbë

Prizreni dhe “Abi Çarshia” edhe një here janë shndërruar në arenë të muzikës dhe përjetimit të veçantë.

Mbrëmë në “Abi Çarshia” është mbajtur një mbrëmje e madhe muzikore e organizuar për nderë të festës së Fitër Bajramit, e ku rreth gjashtë mijë njerëz kanë përjetuar momente te jashtëzakonshme.

TS Poll - Loading poll ...

Këngëtari i madh i skenës muzikore shqiptare, Edi Furra, ka goditur si gjithmonë me paraqitjen e tij mbresëlënëse.

Edhe një herë tjetër, interpretimi live i këngëtarit të mirënjohur ka ekzaltuar publikun e gjerë në këtë mbrëmje madhështore në Prizren. Edi Furra është pritur e përcjellur me duartrokitje të gjata nga publiku.

Në faqen zyrtare në “Facebook” të yllit të muzikës popullore e qytetare është lënë ky mbishkrim:

“🌟 Një natë e paharruar e festës së Bajramit në Abi Çarshia! 🌙

Me këngëtarin Edi Furra & Liriket dhe DJ Acer, atmosfera ishte e mbushur me magjinë e festës dhe ritmet e muzikës së kënduar live. 🎶 Bashkë me një spektakël të shkëlqyer të muzikës dhe atmosferës së ngrohtë, qendra tregtare Abi Çarshia u bë qendra më e veçantë e festimit të kësaj feste të shenjtë. 🕌🌟”.



ks