Loredana Brati ka reaguar publikisht pas deklaratave të Xheneta Fetahut dhe aludimeve të shumta në rrjet për një lidhje të mundshme mes saj dhe Gjestit.
E gjithë situata nisi pak ditë më parë, kur Xheneta, gjatë një bisede në “Trotuar”, u shpreh e zhgënjyer duke ngritur dyshime se mes shoqes së saj dhe ish-të dashurit kishte nisur një romancë.
Të lidhura
None found
Megjithatë, përgjigjja e Loredanës nuk ka vonuar. Përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “UËTËFË Live” me moderatorin Kostian Gjerazi, ajo ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje romantike.
“Unë Gjestin gjithmonë e kam parë si një vëlla të vogël. A mund të krijohet lidhje me një person që e sheh si vëlla të vogël? Ne nuk jemi takuar dhe kemi shumë kohë që nuk flasim,” – u shpreh ajo.
Më tej, Loredana theksoi se këngëtari nuk përshtatet me preferencat e saj, duke shtuar me tone ironike: “Plus unë kam gusto të tjera për meshkuj. Duan të më bien më qafë? Le të më bien më qafë.”
Lidhur me fotot që qarkulluan në rrjetet sociale, ku të dy shiheshin në të njëjtin ambient, Loredana sqaroi se gjithçka ka qenë thjesht një rastësi e paplanifikuar.
“Ishte rastësi, o vëlla. Më thanë që aty ishte Gjesti dhe unë thashë ‘varja’, sepse dihet që unë nuk kam pëlqim për Gjestin. Ju betohem që nuk kam pasur ndonjëherë pëlqim për të.”
Me këto deklarata, Loredana i ka dhënë fund njëherë e mirë çdo thashethemi për një raport të mundshëm mes tyre, duke sqaruar përfundimisht pozicionin e saj.
Të Lidhura:
- “Ku ka zë, s’është pa gjë”, Xheneta për lidhjen e mundshme: Loredana më mori në telefon dhe më tha se Gjesti po e ngacmon
- Gjesti thyen rekordet në YouTube, sjell audiencën nga Kosova dhe lë pas Luiz Ejllin
- FOTO/ Fansat të zhgënjyer nga Gjesti, i bëjnë të papriturën
- ‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
