Lajme

Edi Rama shigjeton Ahmetajn: Bën viktimën e konspiracioneve imagjinare të partisë

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën i fundit në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste.

I pari i qeverisë, ndër të tjera, u ndal tek të gjithë ata që kërkojnë të gjejnë problemin brenda partisë, duke u viktimizuar për ngjarjet në vend.

Ishte pikërisht “shigjetë” për ish zëvendësin e tij, Arben Ahmetajn, që tashmë është në arrati dhe kërkohet nga drejtësia shqiptare. Në fjalën e tij para të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste, kryeministri Rama tha:

“Ka shumë nga ata që bëjnë viktimën e konspiracioneve imagjinare të partisë. PS të jep mundësinë të ulesh në karrige. Për të mbajtur atë me dinjitet e sukses është detyra e përgjegjësia e individëve.

Dhe pavarësisht sesa individë të korruptuar do të ndëshkohen nga deejtësia e re sot nesetr pasnesër korrupsioni do të mbetet në shqip0ëri përsa kohë që modernizimi i institucioneve nuk do të arroijë në nivelin e masës së transformimit.

Nëse do të ishim në kohë tjetër do të merrte 50 vjet. Por sot teknologjia dixhitale dhe inteligjenca artificiale të japim mundësi më shumë”.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo