Analistja Nexhmije Gjema ka reaguar pas kritikave që eurodeputetë evropianë i kanë drejtuar qeverisë së Shqipërisë, duke akuzuar për standarde të dyfishta ata që, sipas saj, kundërshtojnë reagimet e kosovarëve për zhvillimet politike në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Gjema kujtoi se disa eurodeputetë morën pjesë në protesta në Tiranë dhe kritikuan qeverinë e kryeministrit Edi Rama për korrupsion, mungesë transparence dhe mosrespektim të zërit të qytetarëve.
Ajo pyeti pse kjo konsiderohet mbështetje për demokracinë, ndërsa reagimet e shqiptarëve nga Kosova cilësohen si ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë.
Postimi i plotë:
Edi Rama sot Parlamenti Evropian t’bani për pes pare!
Don’t mess around with Albanians!
E tash, i kam dy fjalë për ju…
🔴 𝐉𝐔, 𝐪𝐞̈ 𝐢 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐬𝐭𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫𝐝𝐞𝐭 𝐞 𝐝𝐲𝐟𝐢𝐬𝐡𝐭𝐚!
(E dini ju vetë për kon e kam fjalën.)
Kur protestohet n’Shqipni, nuk janë veç shqiptarët në shesh. Janë edhe eurodeputetët që shkojnë e flasin para qytetarëve.
Në protestën e 30-të për largimin e Edi Ramës morën pjesë pesë eurodeputetë evropianë:
🇳🇱 Tineke Strik
🇩🇪 Daniel Freund
🇮🇹 Cristina Guarda
🇩🇪 Jutta Paulus
🇳🇱 Anna Strolenberg
Ata majtën fjalime para protestuesve edhe e kritikun qeverinë Rama për korrupsion, mungesë transparence dhe mosrespektim të zanit qytetar.
E tash, nji pyetje për ata që na kanë lodhë me refrenin:
“S’kemi na çka përzihemi n’punët e mrenshme t’Shqipnisë.”
Po a?
Këta të hujt pse more po përzihen?
Apo kjo vlen veç kur oshtë fjala për kosovart?
Bile edhe po na shani…
Pra, eurodeputetët po mujkan me dalë në protestë në mes të Tiranës e me u konsideru mbështetës të demokracisë e shtetit të së drejtës.
E na, për kombin tonë, JO?!
Mos kini naj fjalë kritike edhe për ta, ju trimat që bërtitni e po shani?
Mos janë pahiri edhe k’ta edurodeputetat t’paguem ‘’prej sërbije, greqije e irani’’!!
Hajt, guxoni e thuni diçka:
Çka kanë lypë nime eurodeputetët, me ardhë në Tiranë e me ia prishë disponimin jaranit tuj, Ramës?
Se për standardet e dyfishta, tashma jeni ba libra t’hapuna.
E dini ju për kon e kam fjalën.😜
P.S. Ju lumtë eurodeputetve!
