ShowBizzz

Edicioni i 6-të i “Gjirokastra Rocks Festival” sjell ritëm dhe energji në qytetin e gurtë

Gjirokastra ka marrë tjetër gjallëri këtë fundjavë me zhvillimin e edicionit të gjashtë të “GJIROKASTRA ROCKS FESTIVAL”, një aktivitet që tashmë është kthyer në një traditë të veçantë në jetën artistike të qytetit të gurtë.

Në skenën e festivalit u ngjitën artistë dhe grupe të muzikës rocks, ndërsa në koncertin e fundjavës morën pjesë Elita 5, Vedat Ademi, ROOL, si edhe të tjerë, duke tërhequr me performancat e tyre të rinjtë dhe turistët.

Të lidhura

None found

“Sot po organizojmë Edicionin e 6-të të Gjirokastra Rocks këtu në Gjirokastër,është vazhdimi i një tradite kulturore të cilën ne po mundohemi ta konsolidojmë në vazhdim duke qenë se po angazhojmë vetëm artistët shqiptarë nga të gjitha trevat, këtë vit kemi 5 grupe muzikore që performojnë”, tha Albert Haloçi, organizator.

Emocionet e para në këtë festival i ndau edhe këngëtari Gjergj Kaçinari. “Jemi për herë të parë në Gjirokastra Rocks është emocioni shumë i bukur, shpresoj të përcjellim gjithë energjinë tonë tek njerëzit dhe besoj se do të jetë një natë shumë e bukur”, theksoi ai.

Gjatë sezonit veror, në Gjirokastër po mbahen aktivitete kulturore dhe artistike që po tërheqin interesin e turistëve vendas dhe të huaj.

Të Ngjashme