Lajme

Edita Shkreli betohet ne New York

Edita Shkreli, profesoresha dhe avokatja shqiptare me një karrierë të pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është betuar dje për të qenë gjyqtarja e parë shqiptare në Gjykatën e New Yorkut. Zgjedhjet janë mbajtur më 7 Nëntor 2023 dhe vajza nga Shkodra ka fituar për një vend si gjyqtare.

“Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi bronkistë për votën tuaj të besimit dhe të gjithë atyre që dhanë mbështetjen e tyre të qartë gjatë kësaj fushate historike”, tha gjyqtarja Edit Shkreli. “Ju jam mirënjohëse të gjithëve. Jam e nderuar dhe e përulur nga mundësia për të shërbyer si gjyqtarja juaj e Gjykatës Civile të qytetit të Nju Jorkut.”

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo