Edona James ka qenë një prej konkurrenteve më të komentuara brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova. Gjithmonë e kemi parë pa filtra dhe gjatë çdo debati, diskutimi, ka dhënë mendimin e saj ashtu si e mendon pa e zbukuruar apo ndryshuar.
Së fundmi ka dhënë një interviste për “Prive” ku ka folur dhe për jetën sentimentale. Trasgjinorja u ndal te marrëdhëniet intime duke thënë se tani ka dëshirë që personat t’ i njohë më mirë para se tu japë mundësinë për diçka më tepër.
“Kam kryer marrëdhënie shumë në jetën time, kam dëshirë tani me një person që e vlerësoj, se e njoh, se e kuptoj, se e kam një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk është sikur para dhjetë viteve, kur e kam parë dikë dhe kam bërë. Tani jo. E vlerësoj jetën shumë më shumë, nuk ia jap gjithkujt. Kam dashur të marr vëmendje prej burrave”, tha Edona.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb