ShowBizzz

Edona James nuk flet me Santianën pas Big Brother: E kam ditur se është e pafytyrë

Edona James ka qenë njëra nga katër finalistët e Big Brother VIP Kosova 2. Ajo mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit në shtëpi duke qenë se ishte origjinale dhe pa filtra.

Transgjinorja nga Suhareka ka folur pas daljes nga shtëpia në një live në TikTok.

E njëjta thekson se ka raporte të mira thuajse me të gjithë konkurrentët që kanë qenë në shtëpi. Por, biondja shton që me Santianën nuk do të flasë më dhe se është e pafytyrë.

“E pafytyrë, e pafytyrë ka me qenë, është Santiana. E kam ditur se është e pafytyrë. Mos e pafsha më kurrë. Të ma fshij numrin. Të më bëj bllok më së miri”, u shpreh James.

E njëjta në vazhdim tha: “Ajo bajate. Mos më fol më kurrë. Njerëzit e kanë parë”.



ks