Edona James një nga konkurentët më të përfolura gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova ishte finalistja që u eliminua e katërta në finalen e madhe që u mbajt të premten mbrëma.
Ajo u përfol shumë për dukjen e saj dhe gjithashtu për historinë e jetës.
Në shtëpi ajo solli shumë humor dhe batuta, ku bëri për vete shumë fansa.
Ndërkohë ajo gjatë qëndrimit të saj, në një moment ka thënë se di t’i bie shumë mirë defit.
E kështu pas daljes ajo duket që e ka marrë veten dhe ka shkuar tek familjarët e saj në Kosovë, ku në një video ajo shfaqet duke i rënë defit.
Në videon e publikuar shkruhet se Edona ndodhet tek familja e nënës së saj dhe bashkë me kushërirat e saj ajo mban në dorë defin të cilit i bie, dhe duket shumë e lumtur.