ShowBizzz

Edona James rikthehet në Kosovë

Njëra prej finalisteve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James ka dhënë një lajm të madh për të gjithë ata që e duan.

Ajo në një intervistë në Prive ka bërë të ditur se po kthehet në Prishtinë.

“Punën e kam këtu, reklamat i kam këtu, intervistat i kam këtu, njerëzit i kam këtu, Kosova më pëlqen”, është shprehur Edona ndër të tjera.

Kujtojmë se Edona gjatë qëndrimit në Big Brother ka rrëmbyer zemrat e shumë fansave.