Në një mbrëmje të mbushur me ndarje historish në Big Brother VIP Kosova, Edona, një nga banoret më karizmatike dhe me histori të veçanta, ka vendosur të ndajë me shtëpinë një kujtim nga fëmijëria e saj.
Si fëmijë që kishte filluar të ecë relativisht vonë, në moshën pesë vjeçare, ajo ka rrëfyer për një periudhë të veçantë kur familja e saj ka marrë masa të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin e saj.
“Kur kam qenë e vogël më kanë çuar te hoxha, derisa jam shëndoshur. Më kanë bërë sehire 100 për qind, kam qenë shumë i mirë, i bardhë”, ka treguar Edona, e cila është lindur si mashkull dhe transformimin në femër e ka bërë pas adoleshencës.
Transgjinorja nga Suhareka ka treguar se për “tu çliruar nga kjo magji”, familja e saj i ishin nënshtruar ritualeve nga më të ndryshmet.
“Më kanë futur në thes të patateve”, ka shtuar ajo me një buzëqeshje.
Duke iu referuar një metode të dajës të saj që duket se ka qenë i implikuar direkt në këtë proces të pazakontë.
Ky rrëfim ka sjellë jo vetëm një moment argëtimit në shtëpinë e BBV, por edhe ka vënë në pah besëtytnitë popullore dhe metodat e veçanta të mjekësisë popullore që janë praktikuar në rajonin e saj.