ShowBizzz

Efi Dhedhes konfirmon publikisht ndarjen nga partneri

Gjatë kohës kur ishte pjesë e “Big brother vip”, Efi Dhedhes tregoi se ishte në një romancë me një person jo publik, të cilin ajo vendosi mos t’ia zbulojë identitetin.

Mirëpo kohët e fundit në rrjetet sociale, ish konkurrentja kishte hedhur dyshime se i kishte dhënë fund kësaj lidhje.

E ftuar në puntatën e “Mos i bjer me top” të transmetuar ditën e sotme, moderatori Ronaldo Sharka e ngacmoi Efin për këtë pjesë.

Ajo konfirmoi ndarjen nga partneri pas më shumë se 1 viti lidhje, tek shtoi se nuk e ka mërzitur ndarja pasi ajo nuk ka humbur asgjë.

Më kanë mërzitur disa faktorë në lidhje, nuk kam pse mërzitem nga ndarja; unë nuk kam humbur gjë; kam vetëm pak kohë që jam ndarë”- tregoi Efi.



lokimagazine