Aktorja Egla Ceno bëri bujë në BB VIP me deklaratën që bëri kundrejt Saimir Kodrës, për të cilin Egla ka thënë se është ngacmuar seksualisht në fillimet e saj të karrierës.
Kjo bëri që aktorja të përfundoj në gjyq, ndonse nuk dihen më shumë detaje nga gjyqi i Saimir Kodrës dhe Egla Cenos.
Por disa muaj para se të futej në BB VIP, Egla ka qenë e ftuar për një intervistë nga Enk Shehu në Top Albania Radio. Eni Shehu e ka pyetur nëse do të kishte në Shqipëri një lëvizje “Me Too”, siç u bë në Amerikë vite më parë lëvizja kundër ngacmimeve seksuale në vendin e punës. “Unë i përkas një gjenerate psiqike që nuk i lidh ngjarjet e jetës me lëvizjet, nuk kthehet dot në modë një shqetësim social. Mendoj që janë një kopertinë që nuk vlen”- ka thënë Egla mes rreshtash, ndonse më tej Eni e ka pyetur nëse ka dhe në Shqipëri raste ngacmimesh seksuale, Egla ka thënë:”Unë jam një femër dhe në kaq vite karrierë unë nuk kam pasur ndonjëherë ndonjë presion seksual apo ndonjë kërkesë seksuale. Unë kam idenë që njeriu shkon gjen atë që kërkon, mund e të ndodhi por unë në atë moment di të marrë 112 e hajde shëndet.Gjë që tregon se muaj më parë e ka mohuar ose e ka harruar kētë fakt që sot e ka çuar drejt dyerve të gjykatës.
ks