ShowBizzz

Egla Ceno për largimin e Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeon: “U tregua e dobët”!

Egla Ceno e ka pare si levizje te gabuar largimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi nga Shqipëria. Fituesja e Big Brother Vip3 u pyet gjatë një bisede virtuale me ndjekësit,  për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

“U tregua e dobët”, është shprehur Egla teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy. Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë. Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

“Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

“As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla.

Ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit. Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Vetëm javën e shkuar, “Panorama” publikoi disa fotografia të Heidit, ku shfaqej në Tiranë, në shoqërinë e një mashkulli. Por u mesua se djali në fjalë është një afërm i saj dhe nuk bëhet fjalë për një flirt të ri. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij, ndersa miqte e tij  zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë.

 



bal