ShowBizzz

Egla shpërthen në mallkime ndaj Rozës: Plehrë, ku e di….

Egla shpërtheu në ofendime dhe mallkime ndaj Rozës, pasi gjatë një debati mes tyre në dhomën e gjumit, moderatorja i përmendi faktin që s’ka fëmijë.

Roza kërkonte që Egla të mos i drejtohet vajzave me gjuhë ofenduese, teksa iu drejtua “ke fëmijë ti?”, por Egla Ceno nuk e ka pritur mirë këtë, dhe e quan prezantuesen një femër kokëboshe dhe budallaqe.

“Ke fëmijë t’i Egla? Si mund t’i drejtohesh vajzave në atë gjuhë? Ke fëmijë ti” – u shpreh Roza.

“Me kë gjuhë më? Çfarë të duhet ty, se çfarë kam unë jashtë, o budallaqe femër” – iu kthye Egla Ceno.

“Unë budallaqe femër, imagjino çfarë je ti” – shtoi Roza. Ndërsa Egla Ceno vazhdoi: “O intrigante, o kokëboshe, o kokëqype”.

Gjatë një bisede në oborrin e shtëpisë, Egla i tregoi Bardhit dhe Sarës se ishte prekur nga fjalët Rozës dhe shpërtheu në lot.

“Roza më tha diçka të tmerrshme që më lëndoi shumë. Është shumë plehrë, e paftë Zoti. Ku e di ajo se sa jam përpjekur unë të kem fëmijë” – shprehej Egla, teksa qante.



ks