Mesdita e sotme në ‘Big Brother Vip’ ka vijuar me debate. Juli është kthyer pas në kohë dhe i ka kujtuar sot Eglës kohën kur e refuzoi për audicionet e një projekti.
“Ke ardhur tek unë për audicione dhe të kam nxjerrë jashtë. Thuaja njerëzve të vërtetat e tua”, i tha Juli, Eglës.
Kjo e fundit ju kthye duke i quajtur gënjeshtra deklaratat e tij, ndërsa debati nuk u ka shpëtuar ofendimeve dhe gjykimeve personale.
Debati mes dy banorëve është i hershëm. Në vetëm pak ditë qëndrimi në shtëpinë më të famshme, përplasja nisi për të brendshmet e Julit, ku Egla i kërkoi të mos shfaqet gjysmë i zhveshur në dhomë me vajzat. Për të njëjtën arsye, aktorja ka patur debate edhe me ish-banorin, Graciano Taganin.
Biseda e plotë në videon më poshtë: