Jul Deda ishte një ditë më parë i ftuar në një emision televiziv, ku mes shumë të tjerash tregoi edhe se çfarë do të ndodhë me të dhe ish-banorët tani që BBV3 ka përfunduar.
Juli u shpreh se nuk e ka takuar dhe nuk ka komunikuar ende me Romeo Veshajn, por do ta takojë patjetër.
I pyetur më pas nga moderatorja e emisionit, nëse ka fituar miqësi, Juli u shpreh:
“Unë kam thënë aty brenda që do të përpiqem të jem mik me të gjithë. Do të përpiqem dhe i mora të gjithë në telefon. Kam marrë Heidin, Romeon nuk e kam marrë se më ka thënë edhe ajo që është akoma… po e kalon situatën… Kam folur me Ledjonën, Erjolën, Rozën, Meritonin. Ilnisën e kam takuar…”
Ndërsa i pyetur nëse ka një ish-banor që nuk flet, ish-finalisti u përgjigj:
“Me Eglën nuk kam folur akoma se është duke rregulluar kërbishtin në spital. Është lajm që ka dalë, i urojmë shërim të shpejtë pa diskutim fare. Edhe kur të ashtu, t’i bie vetë telefonit”.