Mbrëmjen e 25 majit, një prej artistëve të njohur të muzikës greke, Nikos Vertis, mbajti një koncert në Tiranë.
Mes mijëra personave të pranishëm, Vertis performoi këngët e tij.
Mirëpo si duket, jo të gjithë kanë ngelur të kënaqur nga ky koncert.
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira ka bërë një reagim në InstaStory pak më parë.
Megjithëse shprehet se nuk ka asgjë me koncertin, ajo gjithë ‘inatin’ e ka me pjesëmarrësit.
Einxhel ngre pyetjen nëse do të kishte po aq persona në Greqi sa koncerti i Niko Vertis në Tiranë, nëse do të ishin këngëtarë si Aurela Gaçe apo Elvana Gjata.
“Asgjë kundër koncertit te stadiumi sepse muzika e bukur i pëlqen kujtdo. Por, dy pyetje kisha. Përveç atyre që dinë greqisht sepse kanë jetuar/punuar/lindur atje, pjesa tjetër ça po bëjnë?Ok s’dijnë asnjë llaf greqisht por ndonjë këngë ja dinin këtij Vertisit? Kurioze jam a do bënin ndonjëherë në stadium mes Athinës koncert për Aurela Gaçen apo Elvana Gjatën, Florin, Sinanin etj”, ka shkruar Einxhel në rrjete sociale.