Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe kryetarët e degës së këtij subjekti politik do të mblidhen në një takim pasditen e sotme.
Siç merr vesh ekskluzivisht Klan Kosova, në takim do të shqyrtohet bashkëpunimi me Listën e Vjosa Osmanit lidhur me zgjedhjet e 7 qershorit.
Takimi mbahet me fillim nga ora 16:00, njofton Klankosova.tv.
Qytetarët e Kosovës më 7 qershor do t’i drejtohen kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
