ShowBizzz

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

Nga Nada Biraçi

Fotografia: Andis Rado

MUAH: Ela Pere

Një histori e gjatë dashurie, që nisi vite më parë në ambientet e Top Channel, është gati për t’u kurorëzuar me më të ëmblin frut, një bebe. Moderatorja Liesa Haxhiasllani, e cila po përjeton ngjarjen më të rëndësishme të jetës së saj personale, numëron minutat, orët e ditët duke imagjinuar portretin e bebushes që po rritet brenda saj.

Liesa, si e kujton momentin kur mësove se je në pritje të ëmbël?

Ka qenë shumë e çuditshme sepse atë ditë unë kam parë një ëndërr, sikur po kërkoja një bebe. Sapo u zgjova gjëja e parë që bëra ishte një test shtatzënie, i cili rezultoi pozitiv dhe pas atij momenti nuk mbaj mend shumë gjëra ngaqë më kapluan shumë emocione.

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

Si ja the partnerit?

Brenda një kutie të vogël, futa një palë çorape bebesh të bardha dhe pasi e hapi patjetër që reagimi ishte shumë emocional për të dy ne.

Partnerin, pse ke zgjedhur ta mbash diskret?

Nuk preferoj ta bëj publik, sepse ai nuk i përket fare botës së showbiz-it dhe as nuk ka dëshirë të jetë pjesë e kësaj bote.

Njësoj do të veprosh dhe me bebin?

Kam përshtypjen se do ja lë në dorë ndjesisë momentale kur të vijë bebi në jetë, por gjithsesi nuk mendoj se do ta mbaj aq diskret sa babin (qesh).

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

Thuhet se në shtatzëni memoria përkeqësohet. Ty të ka ndodhur?

E kisha lexuar këtë informacion më parë dhe thosha me bindje që mua nuk do të më ndodhi, sepse kam një memorie shumë të fortë, por e kisha patur gabim. Sigurisht që ndodhi dhe me mua, sepse shumë herë harroj se çfarë kisha në mendje të bëja, më fshihet totalisht memoria (qesh).

Po luhatje humori?

Fatmirësisht luhatje të dukshme humori nuk kam patur, por më ndodh që të prekem dhe të qaj shumë më shpejt se më parë, për shembull duke parë një video të thjeshtë.

Ke nepse të çuditshme për ushqimin?

Ajo që më ka ndodhur gjatë shtatzënisë, sa i përket ushqimit, është mungesa e dëshirës për të konsumuar ëmbëlsira. Nga një person që më përpara vdiste për të ëmbla, tani nuk dua as t’i shoh me sy.

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

Nëse bebi yt do të kishte emrin e ushqimit më të preferuar gjatë shtatzënisë, si do të quhej?

(Qesh) Lakër turshi!

Je pro lindjes cezariane apo asaj natyrale?

Jam pak natyrë frikacake dhe s’di të them cila më duket më e përshtatshme, por jam pro asaj që do të më sugjerojë mjekja ime.

Ti dhe mikesha jote e ngushtë Kiara Tito ishit një periudhë të dyja njëkohësisht shtatzënë. Si është kjo ndjesia, kur dy shoqe të ngushta përjetojnë pritjen e ëmbël në të njëjtën kohë?

Edhe pse e kemi patur gjithmonë këtë dëshirë, na ndodhi shumë rastësisht pasi për asnjërën nga ne nuk ishte e planifikuar, erdhi vërtetë natyrshëm. Në momentin e parë që e kemi parë veten të dyja shtatzënë, ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe uroj që ta përjetojnë të gjitha shoqet e ngushta.

Tani bisedat mes ju të dyjave në WhatsApp janë vetëm rreth shtatzënisë dhe bebave?

Kryesisht po, zënë vend pak më shumë tema të tilla, por jemi përpjekur që t’i alternojmë dhe diskutojmë edhe tema të tjera mes shoqesh.

Ndodh shpesh që partneri i shoqeve të ngushta në fillim të marrëdhënies nuk na pëlqen. Të ndodhi dhe ty me Luizin apo jo?

Mua më ndodhi ta njoh partnerin e shoqes sime nga ekrani dhe në një lojë, pra në kushte jo normale dhe mendimi i parë në një njohje të tillë, mund të jetë edhe i gabuar.

Po tani çfarë marrëdhënie ke me Luizin?

Patjetër që marrëdhënie shumë të mira, edhe pse nuk takohemi dot shumë shpesh sepse ai është në koncerte e në projektet e tij të këngës.

Emri yt është lakuar gjithmonë si i mundshëm për të qenë pjesë në “Big Brother VIP”. Ke patur ftesa zyrtare?

Kam patur për edicionin e fundit, por duke parë sesi e përjetoi Kiara, sesa të rëndon emocionalisht dhe psikologjikisht kjo eksperiencë dhe duke patur parasysh edhe reagimet në rrjete sociale, kuptova që nuk jam gati ta përballoj një sfidë të tillë.

Ke hequr dorë përfundimisht nga televizioni?

Për momentin po shijoj këtë periudhën time të ëmbël dhe për rikthimin në ekran do të mendoj më vonë.

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

Ekskluzive/ Liesa Haxhiasllani: Ëndrra që më solli një bebe!

 

 

 

 








bal