ShowBizzz

Ekskluzive/ Linda: ja si të vishemi bukur dhe gjithë stil!

Linda

Kopje e askujt

Nga Nada Biraçi

Fotografia: Gent Onuzi

MUAH: Mirela Zalla

Veshjet në daljet publike të princeshës së Wales, Lady Diana do të ishin zanafilla e kontaktit të parë me modën për Lindën. Ndonëse sot ka krijuar stilin që e identifikon, influencerja e njohur e rrjeteve sociale tregon se princesha e dashur për gjithë botën, vijon ta frymëzojë. Linda ka zgjedhur të qëndrojë në këtë industri pa shumë zhurmë, e pa ju imponuar askujt, duke krijuar një komunitet virtual tejet besnik e po aq organik. E nëse të jesh influencer ka një rregull të pashkruar ‘të mos i ngjash askujt’, për Lindën duket se ky mision është mëse i plotësuar.

Cili është kujtimi i parë që ka lidhje me modën apo stilin e veshjes?

Kontakti im i parë me modën kanë qenë daljet publike të Lady Diana. E vetmja grua nga e cila ende vazhdoj të kem inspirim.

Dhe kur Linda e gjeti veten si influencer?

Ka qenë pikërisht mami, ajo që ka këmbëngulur ta kthej Instagramin në publik, duke parë dëshirën time për të bukurën. Aty filloi çdo gjë, që nga bashkëpunimet e para dhe deri te ftesat nëpër emisione dhe evente.

Në morinë e influencerave në Shqipëri, çfarë bën ti për të dalluar nga të tjerat?

Nuk kam dalë kurrë nga vetja, as për trende dhe as për konkurrencë. Kush më ndjek që në fillimet e mia, e di që unë jam Linda, ajo e vërteta. Kopje e askujt.

Si do ta quaje stilin tënd personal të veshjes?

Ekskluzive/ Linda: ja si të vishemi bukur dhe gjithë stil!

Stili im qëndron midis klasikes dhe modernes. Duke ju përshtatur lloji të rastit ose eventit.

Të ndodh të gjykosh, ndoshta edhe padashje, njerëz të rastësishëm për mënyrën si janë veshur?

Mendoj se është e pashmangshme. Jo në konceptin e gjykimit në konotacionin negativ, por duke qenë se merrem me këtë gjë, ajo çfarë shoh së pari te një person, është stili i veshjes. Pra nuk do të thosha e gjykoj në formën bullizuese kurrsesi, por thjesht e mendoj me veten time se çfarë do të ndryshoja, duke e përshtatur me fizikun apo moshën e personit që kam përballë.

Ka patur raste që ke shkuar në një event dhe më pas je penduar për zgjedhjen e veshjes?

Nuk pendohem kurrë për zgjedhjet e mia, sepse gjithmonë janë të mirëmenduara dhe të përshtatura me eventin.

Çfarë është një gabim në veshje apo stil, që së fundmi po bëhet masivisht?

Kohët e fundit shoh që çdo ditë e më shumë njerëzit ndjekin trende, të cilat jo gjithmonë janë të bukura për t’u parë dhe këto trende nuk i shkojnë kujtdo. Ne kemi vajza dhe zonja me shumë stil dhe do të doja shumë të ruanin stilin e tyre, duke qenë vetja dhe pse jo të kenë një imazh për frymëzim (jo kopje).

Ekskluzive/ Linda: ja si të vishemi bukur dhe gjithë stil!

Çfarë ke në mendje t’i shtosh gardërobës tënde së fundmi?

Gardëroba ime rifreskohet shumë shpesh. Blerjet nuk i bëj me plan, por nëse shoh diçka që më godet nuk e mendoj dy herë.

Ka diçka që nuk do ta vishje kurrë?

Çdo gjë që është jashtë karakterit tim.

Çfarë është një veshje/aksesor në gardërobë nga e cila s’po heq dot dorë, pra e vesh shumë shpesh?

Ngjyra e bardhë dhe aksesorët janë ato që i shtohen çdo ditë gardërobës sime.

Cili do të ishte brandi që do të mund të vishje gjithë jetën?

Zara, Massimo Dutti, Mango, sepse kanë përmbledhur stilin klasik, casual dhe modern.

Ç’do të thotë, ose si e zbërthen ti shprehjen ‘të kesh stil’?

Të jesh Linda!

Sipas opinionit tënd, cili prej emrave të famshëm shqiptarë ka më shumë shije në veshje?

Jonida Maliqi për mua është një nga vajzat më me stil në vendin tonë.

Po më pak?

Personazhi që ka më pak shije? Nuk do të doja t’i shtoja doza negativiteti kësaj interviste.

 







bal