Pasi vetë Luiz Ejlli këtë të hënë me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, dha lajmin se kontrata e tij njëvjeçare me Top Channel kishte mbaruar, këngëtari është gati është bashkëpunime të reja.
Pa humbur kohë, këngëtari ka nisur të firmosë kontrata të reja, por edhe që ishin premtuar që kur ai ishte në shtëpinë e BBV-së, por kishin mbetur pezull.
Burime për revistën “Bordo” mësojnë se një nga kontratat që Luiz Ejlli ka firmosur është ajo si producent i “Big Brother VIP Kosova”. Pas suksesit që Luizi pati si banor i këtij formati, duket se tani do të provojë veten në një tjetër pozicion..
Të shumta ishin kontratat e bashkëpunimet që bizneset dëshironin të kishin me Luiz Ejllin kur ishte në BBV, ku vetëm në Instagram ai mundi të grumbullojë mbi 600 milionë mbi ndjekës; e tashmë që nuk është më nën menaxhimin e Top Channel, këngëtari është i lirë të bëjë zgjedhjet e tij për bashkëpunimet që do të krijojë.
Kujtojmë që pak ditë më parë Luizi dhe Kiara Tito janë bërë prindër për herë të parë. Ata u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luna.
bal