LifeStyle

Ekspertët konfirmojnë frutin më të mirë dhe nuk do e besoni cili është

Sa më shumë fruta dhe perime në dietën ushqimore dhe kjo ngjan si formula e përhershme e jetëgjatësisë! Sipas ekspertëve, për nga rëndësia e vlerave ushqyese perimet qëndrojnë në krye të listës, ku zarzavatet si spinaqi, lakra jeshile, specat e kuq dhe brokoli janë pjesë e kësaj renditjeje.

Por kur bëhet fjalë për frutat, më e shëndetshmja është…domatja. Po, nga pikëpamja botanike, domatet konsiderohen si fruta.

Shenim: Nëse hapni një domate të pjekur, mund të shihni brenda saj një numër farash. Prandaj, klasifikohen si fruta, pavarësisht se nuk kanë karakteristika në shije të ngjashme me frutat e tjera. Shpesh në gatime ato përdoren si perime. Disa ekspertë mendojnë se domatja duhet të klasifikohet si perime në bazë të përdorimeve në kuzhinë.

Domatet janë të mbushura me antioksidantë, të cilët kanë një funksion të ngjashëm me një superhero në trupin tuaj, duke ndihmuar në largimin e radikaleve të lira që shkaktojnë stres dhe mund të luajnë një rol në zhvillimin e kancerit, diabetit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundje të tjera kronike.

Çfarë e bën domaten kaq ushqyese?

Kategorizimi i frutave dhe perimeve sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) bazohet në sasinë e 17 lëndëve ushqyese të llogaritura për 100 kalori të çdo fruti dhe perimeje.

“Perimet janë më të ulëta në kalori sesa frutat, ndaj do t’ju duhet të hani një sasi shumë më të madhe perimesh sesa frutash për 100 kalori”, thotë dietologia Sherri Berger për Delish.

Domatet, shpjegon Berger, janë një frut me pak kalori që kanë një profil të ngjashëm ushqyes me një perime. “Ngrënia e domateve dhe produkteve me bazë domateje mund të ndihmojë në mbrojtjen e trupit nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës”, thotë Berger. Domatet janë të pasura me vitamina A dhe C, të cilat luftojnë inflamacionin në trup. “Vitamina C është e rëndësishme për formimin e enëve të gjakut, muskujve dhe pjesëve të kockave”, thotë dieotologia Sara Riehm.