Termometri duket se është “çmendur” dhe temperaturat jashtë janë tepër të larta. Epo, jemi në verë dhe i nxehti do të jetë shoqërues i ditëve tona, të paktën edhe për disa muaj.
Me siguri që edhe juve ju duket sikur po djersini më shumë në palestër apo gjatë stërvitjes në natyrë, por pyetja që i drejtojmë shpesh vetes është nëse realisht ndikim i të nxehtit të verës ndikon apo jo në djegien e kalorive?
Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme prej rreth 37 gradë celsius. Ky është një proces fiziologjik i quajtur termorregullim. Nëse trupi ndjen se temperatura e tij e brendshme po rritet, gjëndrat e djersës aktivizohen për të djersitur dhe për ta mbajtur trupin të freskët.Pavarësisht se sa i nxehtë apo i/e djersitur ndiheni, trupi bën një punë të mirë për të qëndruar freskët. Nuk kërkon më shumë kalori për të prodhuar djersë dhe për këtë arsye, ju nuk digjni më shumë kalori në nxehtësi. Disa njerëz prodhojnë më shumë djersë se të tjerët, por nuk ka ndonjë studim që tregon se më shumë djersë do të thotë djegie më e lartë e kalorive.
“Kur jashtë është shumë nxehtë, njerëzit mund të djersinë më shumë, gjë që çon edhe në dehidratim,” thotë mjeku kardiolog Marc Eisenberg, shkruan Today. “Kur jeni të dehidratuar, presioni i gjakut mund të bjerë dhe si përgjigje ndaj kësaj, rrahjet e zemrës mund të rriten për të kompensuar presionin e ulët të gjakut,” shton Eisenberg.