Lajme

Eksperti austriak reagon ashpër ndaj Francës: Bëri një marrëveshje kaq të ndyrë; Kurti t’i dërgojë notë proteste në të gjitha ambasadat

Shteti francez edhe njëherë tregoj qëndrimin e tij sa i përket Kosovës dhe Serbisë. Presidenti francez Emmanuel Macron në vizitën e tij të fundit në Beograd i ofroi mbështetje shtetit serb, madje ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e avionëve luftarakë.

Dua t’ju them se Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomikë dhe kulturorë. Mendoj se i kemi përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë. Faleminderit shumë për këtë vizitë, faleminderit për miqësinë tuaj. Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë”, deklaroi Macron në fjalimin e tij.

Pas këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta në Kosovë, duke thënë se Qeveria e Kosovës duhet marrë serizoisht partneritetin e Francës me Serbinë, pasi në kohën kur po përmendet ҫështja e urës së Ibrit, nuk po ipen sinjale të mira.

Një reagim e pati edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se do bashkëpunim të ngushtë edhe me Francën, që e konsideron si vend mik dhe aleat të rëndësishëm.

Ne bëjmë sundim ligji, rend publik, njëkohësisht me paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim dhe në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë edhe mbështetjen ndërkombëtare përfshirë këtu edhe Francën që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian edhe në NATO”, tha Kurti.

Mirëpo, a duhet të reagoj Kosova në këtë rast kur shteti francez po armatos Serbinë, shtetin gjenocidal që herë pas here kërcënon Kosovën, organizon sulme e sulmon qytetarët e Kosovës?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ eksperti austriak, Gunther Fehlinger. Ai këtë partneritet mes këtyre dy shteteve e ka quajtur si ‘boshti i Fatkeqësisë së Serbisë Franceze’.

“I gjithë Ballkani është i siguruar nga NATO dhe BE, pse i duhen Serbisë avionë të tillë?”

“Politika franceze ballkanike çon gjithmonë në katastrofë. Shitja e avionit luftarak francez Serbisë është një fatkeqësi absolute dhe duhet të ndalet nga BE. Si ndodh që ne si evropianë t’i shesim Serbisë avionë luftarakë, e cila kërkon që Kroacia të blejë më shumë aeroplanë amerikanë dhe Kosova të blejë më shumë raketa amerikane për të rrëzuar avionët serbë nga Franca të paguar nga fondet evropiane? BE-ja po i paguan miliarda Serbisë dhe Serbia blen avionë francezë të cilët do t’i rrëzojmë me thumbues të Kosovës të financuar nga BE? Kjo është e çmendur. Ne si BE subvencionojmë të gjitha shtetet e Ballkanit dhe për çfarë? Për një garë të madhe armësh në Ballkan”, pyet eksperti.

Image
Gunther Fehlinger

Ai po ashtu thotë se, i gjithë Ballkani është i siguruar nga NATO dhe BE, pse i duhen Serbisë avionë të tillë?

Të bëjmë luftë ripushtuese kundër Bosnjës dhe Kosovës, që mbrohen sërish nga krahët dhe djemtë tanë? Francës duhet t’i vijë turp përjetësisht të bëjë një marrëveshje kaq të ndyrë. Është edhe më keq se marrëveshja e ndyrë e socialistëve gjermanë për të blerë litium nga Serbia. Kjo është strategji dhe politikë sa imorale, e papërgjegjshme dhe e thjeshtë e keqe. E gjitha bazohet në shantazhin e Vuçiqit të Perëndimit, ai mund të zgjedhë Putinin. Nipi ideologjik i Titos luan Westin dhe Putinin, dhe Scholz-i naiv dhe Macron i turpshëm bien në kurthet e tij të këqia. Mos harroni se është i njëjti Macron që goditi me thikë BE-në me veton e tij ballkanike për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tani ai haptas po lidh me Serbinë kundër shqiptarëve në Ballkan. Një politikë e tillë franceze ka çuar në luftëra botërore. Me të vërtetë nuk e di se çfarë nuk shkon me Macron. Shpresa për të shkëputur Serbinë nga Rusia për sa kohë që Putini dhe Vuçiç janë në pushtet është një iluzion. Putini e shpiku Vuçiçin. Shumë gjëra kanë ndodhur që nga viti 2012 kur të dy erdhën në pushtet. Perëndimi ka nevojë për një politikë ndryshimi regjimi për Rusinë dhe Serbinë. Qetësimi gjithmonë do të çojë në luftë. Paqja e qëndrueshme është e mundur vetëm pas rënies së Vuçiqit dhe Putinit”, vlerëson eksperti Fehlinger për ‘Bota sot’.

Lidhur me këtë ҫështje, po ashtu ka folur edhe profesori Sulejman Mehazi.

Ai thotë se, nëse Franca armatos Serbinë me 12 aeroplanë luftarak atëherë pyesim presidentin e Francës, Emanuel Macronin se për çfarë arsye me kancellarin gjerman, Sholcin, nxorën projektin e tyre franko- gjerman për një marrëveshje paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, apo për të armatusur Serbinë për të bërë një luftë të re në Kosovë e gjetiu.

Mehazi: Dyfyrësia më e madhe është se vetë Macroni është bartës i marrëveshjes paqësore franko-gjermane

Dyfytyrësia e presidentit të Francës, Macronit, është e pakuptueshme dhe e pafundme ndaj Kosovës, në njërën anë, Makroni kërkon dialog paqësorë, Kosovë-Serbi, në anën tjetër, Franca në menyrë praktike, të natyrshme e hapur armatos fuqishëm Serbinë me 12 auroplanë luftarak me çmim maramendëse 3 miliardë eurosh. Dyfyrësia më e madhe është se vetë Macroni është bartës i marrëveshjes paqësore franko-gjermane, kurse në anën tjetër bëhet frymëzues i Serbisë për një luftë të re ballkanike që do fillonte në Kosovë, do kaplonte Bosnjë-Hercegovin e do mbaronte në Mal të Zi për krijimin e një bote të Serbisë së madhe”, thekson ai.

Image
Sulejman Mehazi

SIpas profesor Mehazit, problemi është se si duhet të reagojë Kosova kundër kësaj gjëme luftënxitëse të Francës me 12 aeroplanet e rrezikshem luftarak dhënë Serbisë.

Pikësëpari, kryeministri i Kosovës, Kurti, do duhej të dërgonte notë proteste në të gjitha ambasadat e shteteve të BE-së dhe SHBA-së, nëse fuqitë e mëdha nuk do merrnin parasyshë notat proteste të Kosovës ndaj armatosjes së Serbisë nga Franca atëherë Kurtit dhe Kosovës si mbetet gjë tjetër pëveç që të përgatiten për luftë me Serbinë. Mos ndoshta presidenti i Francës, Macroni, është kundër Kosovës e me Serbinë për shkak 3 miliardë eurove, për Francën më të vlefshme janë miliardet e marra nga Serbia sesa paqa në Kosovë”, vlerëson Mehazi për ‘Bota sot’.