“Dieta pa mish ul dëshirën seksuale”, kështu është shprehur Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore tnë emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania.
Eksperti tha se se dietës vegane i mungojnë disa përbërës të rëndësishëm për organizmin, që lidhen veç të tjerash edhe me aktivitetin seksual.
Ai u shpreh se mishi dhe peshku janë shumë të rëndësishme për shkak të fibrave që përmbajnë.
“Në dietën vegane mungojnë lizinat dhe cisteina që janë të domosdoshme për organizmin. Mishi dhe peshku vazhdon të jetë njëshi, sidomos peshku për shkak të fibrave. Në bazë të analizave që bëhen, atyre u mungojnë disa aminoacide, por edhe proteina të nevojshme për organizmin në këtë aktivitet”, tha Sinani./albeu.com/