Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar për herë të parë lidhur me ekstradimin e të shumëkërkuarit Behar Bajri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla shkuan se ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit të të shumëkërkuarit nga Franca, drejt Shqipërisë.
“Përgëzime Policisë së Shtetit, Policisë franceze dhe natyrisht INTERPOL për bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ka përfunduar me sukses procesi i ekstradimit në Shqipëri të shetasit B.B., i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia. Rezultate të tjera si ky do të vijojnë”, shkruan Balla.