Një 53-vjeçar shqiptar është ekzekutuar ditën e sotme në Ekuador. Vrasja e tij çuditërisht përkon me arrestimin e kreut të kompanisë “Bello”, Dritan Rexhepi.
Sipas mediave ekuadoriane, viktima Arjanit Rizaj është vrarë para spitalit “Luis Vernaza”, teksa po qëndronte brenda një automjeti të parkuar.
Dëshmitarët e pranishëm në ato momente deklaruan se shqiptari u qëllua nga dy persona që po lëviznin me një motoçikletë të bardhë. Pavarësisht se u dërgua menjëherë për ndihmë të specializuar, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit i shkaktuan vdekjen.
Bashkëshortja e 53-vjeçarit të ndjerë ka deklaruar për hetuesit se ajo e pa skenën pasi ishte shumë pranë tij.
Ajo tha para hetuesve se nuk e dinte motivin e vrasjes dhe shtoi se mbijetonin me paratë që i dërgonte familjarët nga Shqipëria.
#Guayaquil
Un caso de sicariato ocurrió cerca del sector de emergencia del hospital Luis Vernaza pic.twitter.com/IfrkaCn2m4— Minuto & Medio (@MinMedio) November 10, 2023
Ndërkohë, në pranga sot ka rënë Dritan Rexhepi, i cili ishte shpallur në kërkim nga Italia dhe Shqipëria pasi akuzohet për krime të rënda si “Vrasjes me dashje, trafikim droge, rrëmbimit/privimit të lirisë, falsifikim i dokumenteve të udhëtimit, armëve dhe municionit. Rexhepi ka hyrë në Turqi me dokumenta të falsifikuara , ku emri i tij i ri ishte Benjamin Omar Perez Garcia. Rexhepi akuzohet se është personi që porositi rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës.