
5
Quhet Sanije Osmani, është grua, bashkëshorte, nënë e profesioniste e zonja. E vendosur dhe e përkushtuar ndaj qëllimeve të saj, ano ka vizion të qartë. Përveç aftësive profesionale, ajo është edhe një frymëzim për gratë e tjera.
Sanije Osmani, nënë e tri vajzave dhe një grua e përkushtuar, ka ndërtuar biznesin e saj me pasion dhe këmbëngulje. Studio e saj “Elaja Lashes”, është fryt i dashurisë për bukurinë dhe dëshirës për të krijuar diçka të sajën, një hapësirë ku mund t’u ndihmoj grave të ndihen të bukura dhe të sigurta në veten e tyre.
“Për gati pesë vite kam punuar si Lash Stylist dhe Brow Stylist, duke zhvilluar aftësitë e mia dhe duke ndërtuar një komunitet klientësh besnike. Ndërsa ndjek ëndrrën time profesionale, njëkohësisht rris vajzat e mia – motivimi im më i madh dhe arsyeja kryesore pse vendosa të ndërtoj këtë biznes. Për mua, “Elaja Lashes” nuk është thjesht një studio bukurie, por një histori force, pasioni dhe përkushtimi”, thotë Sanija, e cila para pesë vitesh vendosi ta lë punën për të cilën ishte shkolluar në Zvicër dhe të nis një rrugëtim të ri, ndryshe nga gjithçka që kishte bërë deri atëherë. Mori guximin të bënte një kurs dhe të hyn në një botë krejtësisht të re për të – një aventurë që do ta ndryshonte jetën e saj.
“Arsyeja më e madhe për këtë vendim ishin vajzat e mia. Doja të kisha më shumë kohë për t’i rritur vetë, për të qenë pranë tyre në çdo hap dhe për t’ju ofruar një jetë sa më të mirë”.
Na tregon se kursin e parë e kreu tek “Linda Lashes”, një grua e fortë dhe me një dije të jashtëzakonshme si Lash Stylist. “Jam thellësisht mirënjohëse që pata mundësinë të mësoj nga ajo dhe të ndërtoj bazat e karrierës sime në këtë fushë”.
Pronarja e “Elaja Lashes” shton se sot është këtu për t’ua përcjellë këtë dije dhe pasion edhe vajzave të tjera.
“Biznesin tim e fillova gati pesë vite më parë si Lash & Brow Artist, duke ndjekur pasionin tim për bukurinë dhe përkujdesjen estetike. Sot, jo vetëm që vazhdoj të ushtroj këtë profesion me dashuri, por edhe si trajnere, duke ndarë dijen dhe përvojën time me vajza të tjera që duan të ndjekin këtë rrugë. Tek “Elaja Lashes”, synimi im është të krijoj një ambient ku talenti zhvillohet, pasioni përqafohet dhe gratë fuqizohen për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë industri. Jam krenare për këtë rrugëtim dhe për mundësinë që kam të ndihmoj të tjera vajza të realizojnë ëndrrat e tyre”.
Nga dëshira për të ndihmuar të tjerat, Sanije Omsani vendosi të ofroj edhe kurse profesionale, duke u dhënë vajzave të tjera mundësinë të bëhen shefe të vetvetes dhe të krijojnë biznesin e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për nënat, të cilat, ashtu si ajo dikur, duan të kenë më shumë kohë për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, pa u detyruar të heqin dorë nga ëndrrat dhe ambiciet e tyre profesionale.
“Nëse ke një ëndërr, mos lejo asgjë të ndalojë. Krijo biznesin tënd si Lash Artist apo Brow Artist dhe tregoja gjithë botës se ne, gratë, jemi të fuqishme – sidomos kur kemi qëllime të mëdha dhe punojmë për to me pasion dhe vendosmëri.
Unë jam këtu për të ndihmuar në këtë rrugëtim! Të mirëpres me dashuri në faqen time [Elaja Lashes], ku mund të gjesh mbështetje, frymëzim dhe rrugën drejt suksesit”, thotë profesionistja e dëshmuar, duke shtuar se si një nënë e tri vajzave dhe bashkëshorte, ia ka dalë dhe beson se secila mund t’ia dalë në jetë. “Kur vendosa të ndjek këtë rrugë, pata pranë njerëzit më të afërt, ata që më mbështetën pa u lëkundur: bashkëshortin tim, prindërit e mi dhe vëllezërit e mi. Ata kurrë nuk reshtën së besuari tek unë, dhe për këtë do t’ju jem gjithmonë mirënjohëse. Një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë ata që kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë tek unë – klientët e mia të mrekullueshme, disa prej të cilave janë me mua që nga dita e parë. Ju jeni pjesë e këtij udhëtimi, dhe falë jush, pasioni im është shndërruar në një profesion që e dua me gjithë zemër”.
Studio e njohur për qerpik dhe kurse profesionale “Elaja Lashes” ndodhet në Dintikon, Kanton Aargau, Zvicër, një vend i krijuar me pasion dhe përkushtim, ku klientët mund të përjetojnë shërbime profesionale dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.
ks