ShowBizzz

Elbenita Kajtazi, shqiptarja e parë nga Kosova që performon në Operën e Vjenës

Sonte në Operën e Vjenës do të perfojmojnë dy artistë të njohur shqiptarë të muzikës klasike – sopranoja Elbenita Kajtazi dhe tenori Saimir Pirgu. Ata do të interpretojnë rolet e Mimit dhe Rudolfos nga opera La Boheme e Giacomo Puçinit.

Për Elbenita Kajtazin, shqiptare me origjinë nga Kosova, është kjo një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse ajo paraqitet për herë atje:

“Debutimit tim në shtëpinë operistike të Vjenës po i vjen koha. E hëna, data 28.10.2024 do të mbetët një ndër ditën më të rëndësishme të rrugëtimit tim. Operën e Vjenës e ëndërron çdo artist lirik, dhe natyrisht që është një arritje e cila vulos punën shumëvjeçare që i kam kushtuar profesionit tim. Uroj që ngjitja ime në këtë skenë si shqiptarja e parë nga Kosova t’u hapë rrugë edhe shumë artistëve të tjerë që punojnë me shumë përkushtim në realizimin e ëndërrave të tyre“, ka shkruar Kajtazi.



ks