Këngëtarja Vjollca Haxhiu po shfaqet gjithnjë e më elegante në paraqitjet e saj. Në të 50-at, ajo vazhdon të kujdeset për pamjen dhe të prezantohet me stil në daljet e saj publike.
Në fotografinë e fundit, Vjollca shfaqet e veshur me një fustan elegant, i cili thekson linjat e saj.
Paraqitja e saj është e kuruar dhe me një stil të përshtatur për një event, shkruan “Kosovarja”.
Këngëtarja ka ruajtur ndër vite një prezencë të veçantë në skenën e muzikës popullore, ndërsa edhe në paraqitjet e fundit ka zgjedhur të shfaqet me elegancë.

