Klodian Mihaj ka folur për eksperiencat e tij në marrëdhëniet sentimentale, pak javë pas ndarjes nga Elijona Binakaj.
Gjatë një bisede të fundit, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka treguar se në disa raste është refuzuar nga vajzat për një arsye që, sipas tij, lidhet me mënyrën se si sillet ndaj tyre.
“Je shumë djalë i sjellshëm për mua”, është një nga shprehjet që Klodi thotë se ka dëgjuar gjatë njohjeve romantike.
I pyetur nëse i ka ndodhur vërtet që vajzat ta konsideronin tepër të sjellshëm, ai është përgjigjur pozitivisht, duke shpjeguar se disa prej tyre duket se preferojnë meshkuj më dominantë dhe më pak xhentëlmenë.
Megjithatë, Klodi ka theksuar se nuk mendon ta ndryshojë mënyrën e tij të sjelljes për t’iu përshtatur pritshmërive të dikujt tjetër.
Sipas tij, edukata dhe parimet me të cilat është rritur kanë një rëndësi të veçantë në mënyrën se si i ndërton marrëdhëniet me njerëzit, përfshirë edhe ato romantike.
Ai është shprehur gjithashtu se beson te respekti dhe vlerat njerëzore, duke theksuar se një lidhje nuk duhet të mbështetet te paratë apo dhuratat e shtrenjta.
