
Ekipi me 6 gra i Blue Origin, udhëtimi në hapësirë i të cilit hyri në histori, u sigurua që të mos mungonte stili.
Lauren Sanchez, e fejuara e Jeff Bezos dhe një nga gratë në bord, bashkëpunonoi me bashkëthemeluesit e Monse, Fernando Garcia dhe Laura Kim për të krijuar kostume të posaçme.
“Zakonisht këto kostume kirjohen për një burrë. Më pas, përshtaten që t’i bëjnë një gruaje”, tha Sanchez për New York Times.
Por ajo ia doli që ekskursioni 11-minutësh ku morën pjesë këngëtarja Katy Perry, spikerja e lajmeve të CBS Gayle King, ish-shkencëtarja e NASA Aisha Bowe, aktivistja Kerianne Flynn dhe astro-fizikantja Amanda Nguyen të kishte edhe elementin femëror.
Në fund të vitit 2024, nisi hedhja e ideve për kostumet. “Nuk dinim nga t’ia nisnim. Nuk ka precedentë. Referencat ishin kostumet hapësinore të burrave”, tha Garcia.
Ai shtoi se thjeshtësia, rehatia ishin të rëndësishme, por dëshironin edhe “diçka që të ishte pak i rrezikshëm, si veshje motorristësh. Apo skijatori. I bukur dhe seksi”.
Më pas treshja vendosi për palicetat blu me material neopreni elastik që i reziston zjarrit dhe ka një shtresë të ngrohtë, rrip, zinxhir të dyfishtë përpara dhe zinxhir në pjesën e poshtme që të krijonte formën e pantallonave të lirshme.
Prerja e duhur realizua përmes skanimit 3D të trupit të secilës.
“Mendoj se kostumet janë elegante,por sjellin edhe pak sensualitet në hapësirë”, tha Sanchez në intervistë.
Gazetarja kishte vendosur që të brendshmet e tyre të ishin nga linja e Kim Kardashian, Skims. Para fluturimit, Sanchez dhe Perry thanë se do të grimoheshin për fluturimin.