Elhaida Dani rikthehet në skenën e festivalit të RTSH këtë vit, por jo si konkurrente.
Ish-anëtarja e jurisë së “X Factor Albania 5” do të jetë drejtoresha artistike e Festivalit 63 të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar, një bashkëpunim që pritet të zgjasë më shumë se një vit.
Elhaida u shpreh entuziaste për detyrën e re. Ajo tha se do të përcjellë të gjithë përvojën e saj personale dhe profesionale në festivalin e 63 të këngës, për të cilin tashmë ka nisur puna.
ks