Pas publikimit të videos së përplasjes fizike mes Princit Leka dhe Elia Zaharia, ata janë përballur sot në Gjykatën e Tiranës. Gjykatësi i dhomës civile ka pranuar kërkesën për urdhër-mbrojtje nga njëri-tjetri të Elia Zaharias dhe Princ Lekës. Vendimi u dha nga gjyqtari Artan Haradinaj.
Mësohet se gjykatësi ka urdhëruar që Princi Leka mund ta takojë vajzën e vogël 3-vjeçare vetëm në prani të dados. Ndërkohë që çifti duhet të mbajë distancë 5 metra nga njëri-tjetri.
Gjithçka ka ndodhur pasi Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç rrëfen Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.
Këtë takim të dy e përshkruajnë të dhunshëm, ndërkohë që më pa në media qarkulloi edhe video ku mes lotësh e duke e goditur herë pas here Elia i kërkonte llogari Princit, se si kishte mundur të dhunonte të atin e saj.
Ndërkohë Prokuroria ka nisur hetimet për dhunë në familje.
bal